Sunday , December 11 2016

LSI Cërrik mbledh strukturat në prag të zgjedhjeve për Kryetarin e LSI dhe delegatëve

LSI Cërrik mbledh strukturat në prag të zgjedhjeve për Kryetarin e LSI dhe të delegatëve për në Konventën Kombëtare. Në këtë takim merrnin pjesë ish- ministri Edmond Haxhinasto, deputetët Monika Kryemadhi, Luan Duzha, Bujar Kllogjeri, kryebashkiaku Altin Toska, drejtori i ISKSH Elbasan, Kastriot Belshi dhe shumë figura të tjera të kësaj force politike.

 Kryetari aktual i LSI Cërrik, Astrit Xhelili u shpreh se tashmë këto struktura do të përcaktojnw delegatët për kongresin kombwtar të kësaj partie, të cilët më pas do të kenë të drejtën e votës për kreun e LSI në rang kombëtar.

Sipas burimeve jo zyrtare, disa prej figurave të pranishëm në takimin e sotëm në Cërrik, do të jenë pjesë e listës së përgjitshme për kandidimin për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *