Thursday , April 19 2018

Lu: Jemi në pritje të opinionit nga ‘Venecia’

Ambasadori amerikan Donal Lu ka folur sërish për sistemin e drejtësisë sot në Shqipëri në një simpozium të organizuar në Tiranë kundër korrupsionit ku ndodhej edhe Kryeministri Edi Rama.

Lu, duke përfshirë edhe veten, vuri në dukje se të gjitha palët po rrinë në pritje të opinionit nga Komisioni i Venecias për t’i dhënë rrugë ligjeve të Drejtësisë, që të korruptuar dhe kriminelë të futen në burg:

“Në Shqipëri çdo familje ka një histori për të treguar sesi korrupsioni i ka prekur jetën, – tha ai. – Disa ankohen për inspektorë tatimore të pangopur  që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar  që krijojnë monopole në sektorin faramceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar në një tender. Ose sesi gjykatës ose prokurorë kërkojnë para, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv.

Në korrik, Kuvendi i bëri popullit shqiptar një dhuratë. Miratimin e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e SPAK dhe BKH. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e qeverisë së SHBA.

Kjo duhet të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritshmëri të lartë dhe kërkon rezultate nga këto institucione. Ju duhet të prisni që shumë kontrabandistë të drogës dhe krerë të krimit të organizuar do të futen në burg. Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta do të përballen me drejtësinë. Duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe krerë të gjykatës të korruptuar të jenë të frikësuar. Shohim prova se këta persona janë të friksuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte propozuar.

Të gjithë partitë politike e kanë vënë besimin në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi,” përfundoi Lu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: