Monday , December 5 2016

Luçiano Boçi: “T’i zmbrapsim së bashku hajdutët e të ardhmes”

“Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demoratike dhe kërkesave konkrete të tyre dhe familjarëve, Partia Demokratike do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë tē depozituar,” lajmëroi dje përmes rrjeteve sociale, deputeti Luçiano Boçi, kryetar i Departamentit të Arsimit në PD.

Boçi shkruan se “po e ndjekim hap pas hapi zgjidhjen e padrejtësisë që i është bërë maturantëve. Cilido maturant, të cilit i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë pranë Partisë Demokratike ekspertët e duhur për dërgimin e çështjes në gjykatë.

I bëjmë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin që është hapur për maturantët “Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd”.

Po kështu po shqyrtojmë dhe përgatisim edhe hapa të tjerë juridikë dhe kushtetues.

Duke kuptuar kaosin dhe ankthin e kësaj situate, ju sigurojmë që vetëm përpjekja jonë e përbashkët, do të sjellë e vendosë drejtësi dhe meritokraci për maturantët.

Ti zmbrapsim së bashku hajdutët e të ardhmes së rinisë,” përfundon  Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *