Thursday , July 27 2017

Lufta mund të nisë në Ballkan. Ja kush e paralajmëron.

Një politikan i lartë nga Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjetër në Ballkan nëse Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën.

 

Ai madje ka bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë, shkruan RT.com, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka thënë se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetet vetëm një ide e dëshiruar, ku ka bërë thirrje drejt BE-së që të reagojë për këtë.

“Nëse kam thënë se të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet, do të mbahem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka thënë Vuçic.

Këto reagime në Serbi kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ka pohuar se mund të ndodh një bashkim nëse Kosova nuk hyn në agjendën e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Si kundërpërgjigje ndaj Ramës, Aleksandër Vulin – ministër në Serbi, ka thënë se pret nga BE dhe NATO që të kundërshtojë qëndrime të tilla, pasi përndryshe një luftë tjetër në Ballkan lehtë mund të shpërthejë.

Vulin ka thënë se kjo luftë në Ballkanin e destabilizuar do të përfshinte edhe shtete si Maqedonia dhe Mali i Zi – vende këto sipas tij me diasporë të konsiderueshme shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: