Tuesday , December 6 2016
bicik

Makina përplas një person me biçikletë, në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vlorë. Një automjet ka përplasur pesonin që po lëviste me biçikletë, në rrugën Transballkanike.

Mësohet se personi i plagosur është rreth 50 vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici ku po merret në pyetje. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *