Monday , December 11 2017

Maqedoni, për Gruevskin vendoset të shtunën. Asnjë masë paraburgimi deri tani

Pas marrjes së materialeve hetimore dhe aktpadive të ngritura nga Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni, Gjykata Penale ka marrë këtë të premte, brenda afatit 24 orësh për vendimmarrje, disa vendime të konsideruara të lehta ndaj të pandehurve, e nuk ka caktuar asnjë masë paraburgimi për të akuzuarit.

Mediet maqedonase njoftojnë se disa prej të pandehurve janë lënë në detyrim paraqitje çdo të hënë në gjykatë, disa të tjerëve u janë marrë pasaportat për të shmangur një largim nga territori i Maqedonisë, megjithatë, ajo që ishte më me interes, masa ndaj ish-kryeministrit Gruevski, duket se është ende në shqyrtim.

Përmes një njoftimi zyrtar, Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore “Shkupi 1”, ka caktuar masat e sigurisë për 5 lëndë që kanë të bëjnë me çështjet “Tifani”, “Trevnik”, “Total”, “Tortura” dhe “Titanik”.

Për rastin “Tifani”, ndaj Ivana Taleska është caktuar masa detyrim paraqitjeje dhe i është marrë pasaporta, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të fshehjes së tatimit. Të njëjtat masa janë marrë edhe për të dyshuarin Dragan Pavloviç Latas, për rastin “Total”. Ndërkohë, është hedhur poshtë kërkesa për paraburgim për zyrtarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Më poshtë renditen të gjitha vendimet e Penales:

Rasti “Tifani”, masa kujdesi kundër personit I.T për dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale, evazion fiskal.
Rasti “Trevnik”, masa për kujdesi për personat Z.P dhe S.P për dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale, ndërtim pa ligjshëm.
Rasti “Total”, kundër personit P.D.L masa për kujdesi, marrja e pasaportës.
Rasti “Titanik”, kundër personit E.A për dyshim të bazuar se ka kryer vepër penale shkatrrimin e materialeve zgjedhore, hidhet si i pabazë.
Rasti “Tortura”, rasti kundër personave, I.A, N.S, F.A, P.M, J.B, dhe M.Sh për dyshim të bazuar se kanë kryer vepër penale, torturë dhe veprime të tjera kundër ligjigjit, të pandehurit I.A i caktohen masa për kujdesi, detyrim paraqitje çdo të enjte pranë gjygjit, kurse të tjerve masa për kujdesi me detyrim paraqitje çdo të premte pranë gjyqit.

Për rastet e tjera, Penalja njofton se është në konsultime e sipër.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: