Thursday , October 19 2017
Loading...

Maqedoni/ Votohet qeveria e re, kryeministër Zoran Zaev

Parlamenti maqedonas ka miratuar sot qeverinë e re, me kryeministër, kreun e LSDM-së Zoran Zaev.

Qeveria e Zaev mori 62 vota pro, në kuvend dhe 44 vota kundër.

Në qeverinë e re, gjashtë ministri do të drejtohen nga shqiptarët, një prej të cilave, do të jetë ministri pa portofol. Gjithashtu, edhe dy zëvendës-kryeministrat do të jenë shqiptarë.

Ky hap vjen pas një krize të tejzgjatur politike, e cila filloi me mosmandatimin e Zaev, nga ana e presidentit maqedonas, Ivanov.

/ Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: