Saturday , January 21 2017

Maqedoni: Zaev feston, por shifrat flasin për Gruevskin

Partia LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që u zhvilluan ditën e sotme.

Zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov, ka thënë se opozita maqedonase ka fituar në të gjitha qytetet e mëdha, duke i shkaktuar humbje VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.

LSDM u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të festojnë në sheshin e Shkupit.

Por sipas rezultateve, VMRO-ja e Nikola Gruevskit udhëheq afërsisht me 41%, e ndjekur nga LSDM-ja e Zoran Zaveit me 35.58%.

Në vendin e tretë është Lëvizja Besa me 7.58% e ndjekur nga BDI-ja e Ali Ahmetit me 7.11% dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës me 5.71%.

PDSH-ja e Menduh Thaçi ka mbetur mbrapa, duke fituar aktualisht vetëm 3.6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: