Sunday , May 26 2019
Loading...

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për të siguruar mbarëvajtjen e festës së ndërrimit të viteve

Policia e Elbasanit me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festës së ndërrimit të viteve.

Është hartuar një plan masash në të cilin janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet:

◇ Rritja e sigurisë së komunitetit.

◇ Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë nga strukturat e Policisë

◇ Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

◇ Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

◇ Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshet publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.