Monday , December 11 2017

Mashtronte duke premtuar vende pune, arrestohet 51-vjeçarja

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 51-vjeçare e cila ka përfituar rreth 40 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, duke u premtuar njerëzve vende pune.

Burime zyrtare të policisë së qarkut bëjnë të ditur se është ndaluar Bukuroshe Kola, 51 vjeç nga Vlora. Dyshohet se ajo ka konsumuar veprën penale të mashtrimit më shumë se një herë me pasoja të rënda, dhe gjykata i ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Nga hetimet e mëtejshme Bukuroshe Kola ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, Dhjetor 2016 – Maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i’u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si dhe vazhdojnë  hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë se mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.

/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: