Saturday , December 10 2016
policia-naten

Maskat në qarkullim, grabisin një karburant në Krastë

Ditën e sotme, vetëm pak orë para vjedhjes së karburantit tek mbikalimi i Rinasit, një tjetër karburant ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.10 të mëngjesit të sotëm, në rrugën kombëtare Krujë- Krastë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur, nën kërcënimin e armës kanë terrorizuar punonjësin e karburantit, ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 mijë lekë.

Sipas policisë, autorët e grabitjes janë larguar me shpejtësi me një mjet tip Audi A3, ngjyrë gri e errët, me targë AA 771 JG. Ende nuk është bërë identifikimi dhe kapja e autorëve. Policia po punon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *