Saturday , December 10 2016

Maturantë kujdes! Nëse nuk e keni kryer këtë procedurë humbisni të drejtën për të vazhduar arsimin e lartë.

18 500 maturantë kanë aplikuar ne Universitetin e Elbasanit, për 3000 mijë kuota pranimi që ka ky universitet. Zv. Rektori Peci Naqellari pohoi se kërkesat për pranim në universitet kanë qenë shumë herë më të larta se kuotat e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Aplikimet e shumta – tha Naqellari – tregojnë se universiteti i Elbasanit është një ndër më të preferuarit nga maturantët për të ndjekur studimet e larta, raporton elbasaniplus.

Pasi u shpall lista e fituesve maturantët patën mundësi që të ankimonin rënditjen e tyre, por një gjë e tillë nuk ndodhi, duke mos patur asnjë ankimim.

Fituesit e raundit të parë duhet të paraqiten pranë sekretarive për të bërë regjistrimin online dhe më pas atë definitiv me dokumentacionin përkatës brenda datës 20 shtator, në të kundërt humbasin të drejtën për të vazhduar arsimin e lartë.

Universiteti i Elbasanit ka 39 programe studimi të ndara në 5 fakultete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *