Saturday , December 10 2016
frutat-per-diabetiket

Mbani në kontroll diabetin duke konsumuar këta fruta.

Diabeti është një sëmundje që kërkon një dietë strikte dhe një stil jetese paksa të veçantë. Ndryshimet që duhet të bëjnë njerëzit me këtë sëmundje nuk janë aspak të lehta. Për fat të keq, shumë njerëz në botë vuajnë nga diabeti, ndaj nuk jeni as të parët as të fundit që duhet të jetoni si të tillë.  Duhet thënë që numri i personave të prekur nga kjo sëmundje është i lartë  dhe  në një mënyrë apo në një tjetër ka ndërhyrë në tregun e ushqimeve pasi shumë prej këtyre të fundit janë posaçërisht për regjimin ushqimor të një diabetiku, këtu përmendim mollët diabetike, bukën diabetike, ëmbëlsirat diabetike, e sot Living do të ndajë me ju frutat që parandalojnë dhe mbajnë nën kontroll këtë sëmundje.
1 – Molla
Molla, sipas VeryËell.com, është një burim i mirë fibrash të tretshme. Përveç kësaj ajo ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe ngadalëson përthithjen e sheqerit nga gjaku. Ky frut i ndihmon njerëzit me diabet të shërohen nga infeksionet më të shpejtë. Një mollë (me lëkurë) do t’ju sigurojë 20% të kërkesës së organizmit për fibra.
2 – Kumbullat e zeza
Kumbullat e zeza janë të njohura për vetitë anti-diabet pasi ato ndihmojnë trupin të konvertojë niseshtenë në energji duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
Hani jo më shumë se 2 kumbulla mesatare në ditë për të balancuar këto efekte pozitive me nivelin e lartë të sheqerit natyror i gjendur në këto fruta.

3 – Qitro
Qitro përveçse mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, zvogëlojnë rrezikun e obezitetit, një shqetësim i madh për diabetikët.
4 – Avokado
Avokadot përmbajnë shumë fibra të cilat rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Kaliumi në avokado mund të zvogëlojë simptomat nga kjo sëmundje.
MedicalNeësToday.com rekomandon që diabetikët të hanë gjysmë avocado në ditë duke përfituar në këtë mënyrë 50 kalori, 3 gram karbohidrate dhe më pak se 1 gram sheqer.
5- Luleshtrydhe
Luleshtrydhet janë një mënyrë e madhe për të kënaqur dëshirat tuaja për të ëmbla pa vënë në rrezik shëndetin tuaj. Luleshtrydhet ju ndihmojnë gjithashtu të ndiheni të ngopur për më shumë kohë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *