Saturday , December 3 2016

Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Elbasan

Është zhvilluar sot mbledhja e këshillit bashkiak Elbasan. Në rendin e ditës ishin miratimi i ndihmës ekonomike për njerëzit me aftësi të kufizuar si dhe familjet me vështërsi ekonomike. Për të përfituar nga skema e ndihmës ekonomike kanë aplikuar 6215 familje, nga të cilat kanë përfituar të drejtën për mbështetje financiare nga Bashkia Elbasan 195 familje. Ndërsa numri i personave të paaftë për punë është 5874 .

Gjithashtu këshilli bashkiak ka miratuar edhe “studimin për mundësinë e shfrytëzimit të materialit drusor për plotësimin e nevojave të Bashkisë Elbasan, nëpërmjet procedurave të prokurimit me ankand, deri në miratimin e studimit tjetër. Ky vendim i këshillit  bashkiak u jep mundësi qytetarëve që të pajisen me lëndë drusore për ngrohje duke plotësuar të gjitha kushtet e parashikuara në ligj.

Edhe gjatë kësaj mbledhje u ngrit shqetësimi i rrugës nacionale Elbasan-Librazhd e cila vazhdon të jetë e dëmtuar. Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini tha se nga ana e qeverisë shqiptare është miratuar një fond prej 2 milion eurosh, për rikontruksionin e rrugës së dëmtuar. Aktualisht theksoi z. Sejdini kjo procedurë është në fazën e prokurimit publik dhe pasi të mbarojë kjo fazë do të fillojnë edhe punimet për riparimin e plotë të pjesës së dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *