Mbyllet hetimi për CEZ: Të ndiqet penalisht Shkëlzen Berisha - ElbasaniPlus
Friday , April 28 2017

Mbyllet hetimi për CEZ: Të ndiqet penalisht Shkëlzen Berisha

Përfundoi sot punimet Komisioni Hetimor për shitjen e OSSH-së tek kompania çeke CEZ. Një ndër konkluzionet e komisionit është edhe rekomandimi për ndjekje penale të djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenit me akuzën e mos dhënies së dëshmisë në komision shkruan Albeu.com.

Komisioni zhvilloi punimet për disa muaj duke marrë dëshmitë e mjaft personave që kishin dijeni për procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek kompania çeke, CEZ, praktikë e cila u vlerësua si korruptive dhe me pasoja të rënda financiare për Shqipërinë.

Pjesë e dëshmitarëve ishin edhe ish-kryeministri Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha po edhe kryeministri aktual, Edi Rama. /Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: