Saturday , June 24 2017

Mediet serbe kanë reaguar ashpër pas paralajmërimit të presidentit të Kosovës

Mediet në Serbi kanë reaguar ashpër sot pas paralajmërimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e të gjitha veprimeve ligjore, brenda kompetencave të tij kushtetuese, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

 

“Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar dje për formimin e shpejtë të “Ushtrisë së Kosovës” përmes ndryshimit të ligjit ekzistues për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Thaçi njëherësh ka porositur se synimi i tij është që Prishtina sa më parë t’i bashkohet NATO-s”, shkruajnë mediet beogradase, transmeton Telegrafi.

 Në ceremoninë e shënimit të “UÇK-së kriminale”, shkruajnë të përditshmet serbe, Thaçi ka bërë të ditur se së shpejti do të amendamentohet ligji për FSK-në në mënyrë që kjo e fundit të transformohet në ushtri profesionale.

“Shtetet fqinje duhet të kuptojnë se ky transformim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës është një hap, i cili është krejtësisht normal për shtetet sovrane dhe të pavarura”, citohet deklarata e presidentit Thaçi.

Nga ana tjetër, analisti politik serb Branko Radun thekson se shqiptarët po lobojnë me seriozitet dhe me dinamikë të përshpejtuar.

“Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij po përpiqen që të përshpejtojnë gjithçka për ta imponuar zgjidhjen e tyre derisa administrata e re e presidentit Trump ende nuk i ka definuar objektivat dhe prioritetet e saj në Ballkan. Gjithçka varet nga administrata amerikane”, përfundon Radun. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: