Tuesday , December 6 2016
frutat-per-diabetiket

Mënyra më e lehtë për të mbajtur diabetin nën kontroll. Ja cila është?

Diabeti, është një ndër sëmundjet më të përhapura kohët e fundit në mbarë botën. Përsonat që trajtohen nga kjo sëmundje janë me miliona, por edhe më i lartë ështu numri i të prekurve prej saj, por që nuk janë të diagnostikuar. Sëmundja e diabetit ose ndryshe sëmundja ‘e ëmbël’ është dyfishuar gjatë dekadave të fundit, thuhet në studimet e OBSH-së. Ekspertët e “Dole Nutrition Institute”, kanë shpërndarë një udhëzues me mënyrën se si mund të mbahet në kontroll kjo sëmundje.

 Në këtë udhëzues një rëndësi e veçantë i jepet ushqimeve që duhet të konsumëjë një diabetik dhe dieta e tij ushqimore, e cila duhet të përmbajë frutat, perimet, dridhërat, bishtajorë, peshku, zarzavate. Pra këto janë ushqimet që mbajnë në kontroll nivelin e sheqeri në gjak.

Një tjetër element i rëndësishëm për të patur në kontroll këtë patologji është edhe aktiviteti fizik,  tridhjetë minuta në ditë aktivitet fizik është mjaftueshëm për të kontrolluar peshën trupore dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu, është e rëndësishme të bëni rrëgulisht analizat e gjakut, pasi aty mund të zbuloni diagnozën më hetët dhe sigurisht mundësitë e parandalimit në këtë rast janë më të larat.

Dhe së fundi, nëse keni etje të tepruar apo urinim të shpeshtë, humbje peshe drastike, vizion të paqartë dhe gjymtyrë të mpirë, mos i injoroni këto simptoma, por konsultohuni me mjekun tuaj, mund të jenë lajmëtarë të diabetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *