Saturday , December 10 2016
frutat-per-diabetiket

Mënyra më e mirë për të konsumuar sasinë e duhur të frutave dhe perimeve. Ja cila është?

Për një ushqyerje të mirë dhe të shëndetshme besoj jemi dakort të gjithë që është konsumi i frutave dhe perimeve, kjo për faktin se ato janë të pasura me vitamina, fibra, kripëra etj.

Dhe ky fakt nuk është thjesht një mendim, por edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetit e cila konfirmon se, konsumimi i frutave dhe perimeve, por sidomos atyre të freskëta është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Sipas disa ekspertëve të ndryshëm, minimalisht në ditë duhen konsumuar 400 gramë fruta dhe perime të freskëta. Normalisht lind pyetja: Si ta marrim këtë sasi? Në fakt ka një mënyrë për ta përfituar një sasi të tillë në në ditë. Nëse nuk i preferoni shumë konsumin e ‘gjallë’ të frutave, dhe nuk mund të hani më shumë se një kokërr në ditë, ju mund t’i shtrydhni ato.

Lëngjet janë zgjidhja më e mirë në këtë rast, vetëm se frutat duhet të jenë të freskëta dhe për siguri përgatitini vetë në shtëpi.

Lëngjet e përgatitura në shtëpi përmbajnë një përqindje shumë të lartë të vlerave ushqimore të frutave dhe perimeve, rreth 90%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *