Thursday , April 19 2018

Meta në Konventën e LSI: Koalicioni qeverisës, potencial të lartë të pashfrytëzuar

Kreu i LSI Ilir Meta është shprehur në Konventën e kësaj partie se koalicioni qeverisës ka akoma potencial të lartë të pashfrytëzuar. Arritjet nuk kanë vend për vetëkënaqësi tha Meta.

“Koalicioni ynë ka akoma potencial të lartë po të pashfrytëzuar ende për të krijuar energji dhe dinamik të lartë për përballimin e sfidave zhvillimore. Janë shënuar mjaft arritje po në asnjë rast nuk ka vend për vetëkanqësi”, tha z. Meta.

Njëkohësisht dhe kryetar i Kuvendit, Meta shprehur angazhimin e tij për zbatimin me përgjegjshmëri maksimale të ligjit të dekriminalizimit. “Angazhohem për të realizuar me përgjegjshmëri maksimale të gjitha detyrimet që vijnë nga ligji i dekriminalizimit, me qëllim që ai jo vetëm të zbatohet po as të mos i shkojë mendj dikujt me probleme serioze që të hyjë e përfaqësojë qytetarët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë dhe çdo institucion publik. Nuk mund të hyjnë më kontrabandë individë të tillë me rekorde kriminale. Kemi detyrim që në Kuvend të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja, të mos çojmë deputetë që kërkojnë tendera, bëjnë presion e shantazhe ndaj qeverisë dhe minsitrave, që shesin mandate deputetësh. Kuvendi i ardhshëm pavarësisht nga përbërja politike të jetë një Kuvend që të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta.

Nën moton “Një shans për të gjithë”, LSI ka mbledhur Konventën ku shpalos programin e saj. Meta tha se forca që lidh LSI me qytetarët është transparenca dhe llogaridhënia përballë qytetarëve.

“Teksa flas për optimizmin ka shumë shqiptare jashtë kësaj salle, dhe brenda saj që nuk ia dalin dot të mbyllin muajin, kanë vështriësi të mbajnë fëmijët në shkollë dhe të plotësojnë nevojat e përditshme bazike për familjet e tyre. Jemi këtu që të kërkojmë një rrugë zgjidhje te potencialet e panumërta të Shqipërisë dhe shqiptarëve që politika nuk i ka shfrytëzuar. Shurdhësia dhe indiferenca janë ushqimi kryesor i pesimizmit, dhe arsyeja kryesore që ky vend nuk është aty ku duhet të ishte. Ne do kërkojmë atë që të gjithë e pranojmë, nëj shans për të gjithë për të ndryshuar veten, për tu dëgjuar e përfshirë për jnë Shqipëri më të begatë”, tha Meta.

Kjo është LSI tha më tej lideri i kësaj partie, kritika dhe modestia janë forca “e madhe për të ecur përpara. LSI ka qënë është dhe do të jetë një parti që është diskutuar dhe debatuar me ide dhe çështje që na shqetësojnë”.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: