Thursday , April 19 2018

Meta takim me Lu dhe Vlahutin: Ja çfarë më kërkuan dy ambasadorët

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta u ka dhënë përgjigje gazetarëve lidhur me takimin që zhvilloi sot me ambasadorët e BE dhe SHBA, përkatësisht zonjën Vlahutin dhe zotin Lu.

Meta deklaroi se ky takim u mbajt “për ecurinë e integrimit”.

“Folëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Duhet të nisë sa më shpejt zbatimi i saj. Vettingu është kusht për çeljen e negociatave”, deklaroi Meta.

“Reforma në drejtësi duhet udhëhequr nga rekomandimet dhe standardet e Venecias”, shtoi Meta.

Meta dha se takimi ishte për Vettingun dhe reformën në drejtësi. Ai tha se ambasadorët kërkuan të nisë sa më shpejt zbatimi i kësaj reforme.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për kërkesën e PD, për përjashtimin e Taulant Ballës nga kreu i Komisionit hetimor për çështjen e CEZ, për të cilën tha se “do të shoh rregulloren, pasi unë s’mund të dal mbi të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: