Saturday , December 10 2016
tmp_3488-elbasan-arena-nga-lart-123253397

Mini-bojkoti me Izraelin, leksioni që na dhanë tifozët

 

Ndodh edhe kështu, tifozeria mund të të japë leksione të forta. Për herë të parë stadiumi “Elbasan Arena” nuk ishte i mbushur plot e përplot, siç ka ndodhur në të gjithë sfidat zyrtare të Kombëtares, ku intereresimi ka qenë vërtet i madh.

Edhe pse me Izraelin ishte një ndeshje vendimtare dhe një kundërshtar i yni direkt për një vend të tretë, pse jo më pas për t’i bërë sadopak presion edhe gjigandëve si Spanja dhe Italia, kësaj here interesimi me pjesëmarrjen në stadium ishte i paktë. Para ndeshjes mendohej se do të mbushej deri-diku, por ajo pamje me shkallë të boshatisura na rri pak si “rëndë”.

Mirëpo, tifozët me këtë mini-bojkot të tyre u dhanë të gjithëve leksione të forta, për të gjithë situatën e krijuar gjatë këtyre ditëve. Për aq kohë sa një ndeshje futbolli do të organizohet sikur do shkohet në luftë, gjithnjë e më pak sportëdashës do të jenë në shkallët e stadiumit, sado e rëndësishme të jetë ajo.

Me dhjetëra e qindra tifozë që patën siguruar një biletë, preferuan të mos shkonin në stadium, për të protestuar në heshtje ndaj gjithë asaj që po ndodhte. Në fund asgjë nuk ndodhi dhe Shqipëria u mund, ashtu si ndaj Serbisë, sepse skenën nuk ua lanë lojtarëve në fushë, por e mori siguria në tribuna.

Një leksion i hidhur ky nga ana e tifozerisë, nga i cili shpresohet të ketë vlejtur për ata që merren me organizimin e një ndeshjeje futbolli dhe që për fat të keq, e ngatërrojnë me një gjendje lufte. Të paktën t’u ketë vlejtur si mësim, sepse në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë të hysh në stadium 4 orë para. Nëse me Serbinë e përtypën “shtetrrethimin”, e njëjta gjë nuk mund të ndodhte me Izraelin.

Ashtu ndodhi, nuk u pajtuan me situatën dhe refuzuan të shkonin në stadium për të përkrahur Kombëtaren. Kur leksioni të vjen nga tifozeria dhemb shumë dhe s’është asnjëherë vonë për të reflektuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *