Saturday , December 10 2016
lajmi-i-fundit

Ministri Beqaj reagon për shkarkimin nga puna të vartësit të tij

Pas transmetimit të audio-regjistrimit se si ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkarkuar nga detyra kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, ka reaguar vet ministri.

Në një status në Facebook, Beqaj thotë se vartësi i tij kishte shkelur ligjin, pasi i kishte paguar rrogën si punonjës një personi që nuk ka qenë në Shqipëri.

Reagimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj:

Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *