Saturday , December 10 2016
dervishajok

Ministri Dervishaj: Rruga Tiranë-Elbasan përfundon brenda 2017-ës

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj përzantoi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese buxhetin për dikasterin që drejton për vitin e ardhshëm. Ai tha se buxheti është më i lartë se ai i një viti më parë, megjithatë, vetëm 9 përqind e shumës do të përdoret për rrugë të reja.

Sipas Dervishaj, buxheti 2017 është rritur krahasuar me vitin 2016, por gjithsesi u shpreh ai, nuk është më i miri. “Buxheti  i  2017  është i rritur në krahasim me vitin  aktual. Padyshim nuk është buxheti më i mirë, kjo pasi nevojat për investime në infrastrukturë janë më të mëdha. Buxheti i 2017 është vetëm 31 miliardë lekë. Ne kemi në fokus për të përfunduar ato projekte që kanë afate brenda 2017. Vetëm 9% e buxhetit është për investime të reja në rrugë”, deklaroi ministri në komision.

Kreu i Transporteve, Dervishaj theksoi se gjatë këtyre viteve ka munguar një qasje strategjike për konceptin e akseve rrugore. “Jemi marrë shumë me rrugët, por kemi harruar sektorin portual. Të gjitha rrugët na lidhin me detin, por si kemi kushtuar vëmendje porteve”, tha Dervishaj.

Përveç financimit të pamjaftueshëm, ministri Dervishja theksoi se një tjetër arsye e vonesave në përfundimin e rrugëve në ndërtim është edhe mungesa e efikasitetit në projektim. Sot në Shqipëri ndërtojnë në akset rrugore 4 institucione. ARRSH që e ka detyrim kushtetues. Por edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë. Por standardet s’janë të njëjta”, u shpreh ministri. Kreu i Transporteve informoi se vijon puna në rrugën Tiranë-Elbasan dhe se parashikohet që brenda 2017-ës të përfundojë.

Lidhur me koncesionin për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit, ministri Dervishaj shpjegoi se MTI është duke negociuar me kompaninë për të filluar operimin e koncesionit. “Në negociatë do respektojmë banorët e Kukësit dhe zonave përreth për të mos i rënduar. Eshtë e rëndësishme që ky koncesion të fillojë operimin sa më shpejt. Operimi i jep zgjidhje problematikave që ka rruga dhe çon në përfundimin e të gjithë projektit”, deklaroi ministri.

Edhe në by pass-in e Fierit, tha më tej Dervishaj, po punohet. “Nëse kalojmë problemin kontraktual by pass-i i Fierit përfundon brenda verës së 2017”, deklaroi ai.
Lidhur me by pass-in e Vlorës, ministri u shpreh se ndërtimi i tij kërkon kohë, ndërsa by pass-i i Shkodrës do financohet për të avancuar.

I pyetur për çmimin e ujit, nëse do të ketë rritje me zbatimin e reformës që do të nisë në këtë sektor, ministri shpjegoi se çmimi nuk përcaktohet nga ministria. Por gjithsesi, ai apeloi se nuk duhet të ketë rritje të çmimit, pasi përmirësimi i performancës në këtë sektori lidhet me mirëmenaxhimin .

Ndërsa për çmimin e lartë të biletave të transportit ajror, ministri Dervishi tha se ndikim negativ ka sjellë mungesa e hapjes së tregut.
“Zgjidhja e kësaj çështje mbetet te hapja e tregut”, deklaroi Dervishaj ndërsa informoi se në fund të muajit ne shkruajmë memorandum me kompaninë Wizzair përmes së cilës bëhet e mundur futja e kompanisë së parë low cost në vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *