Sunday , December 4 2016

Ministri Klosi në Elbasan/Qendra e Formimit Profesional do të shndërrohet në një nga qendrat më të mira në Rajon (Video)

Qeveria shqiptare do të vazhdojë mbështetjen e saj për arsimin profesional. Ditën e parë të procesit të regjistrimit në shkollën profesionale Ali Myftiu Elbasan e ka ndjekur nga afër edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini.

Ministri Klosi është njohur nga afër me ambjentet e shkollës si dhe ka biseduar edhe me nxënës  e stafin pedagogjik për mundësitë që afron kjo shkollë. Në bashkëbisedim me një nxënës ministri e ka pyetur atë se pse kishte zgjedhur arsimin profesional, dhe se cilat janë mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve në Elbasan.

Gjatë një prononcimi për mediat Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, tha se zgjodha Elbasanin pasi në këtë shkollë nga ana e qeverisë do të investohen 600 mijë euro, duke përmirësuar infrastrukturën mësimore si dhe ambjentet e godinës. Qeveria – pohoi Klosi – do të vazhdojë ta ketë proritet arsimin profesional.

Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, shprehu mbështetjen e tij për arsimin profesional, duke thënë se në bashkëpunim edhe me biznesin dhe Qendrën e Formimit Profesional do t’i krijojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme të gjithë atyre që do të zgjedhin arsimin profesional.

Vetëm në ditën e parë të procesit të regjistrimit në këtë shkollë janë regjistruar rreth 200 nxënës, shifër kjo që do të vijë në rritje. Drejtoresha e shkollës profesionale Ali Myftiu, Refiko Lushjani, tha se ka një rritje të ndjeshme të regjistrimeve në krahasim me një vit më parë. Këtë vit pohoi znj.Lushjani për herë të parë në disa degë është futur edhe mesatarja si kriter.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe autoritetet e tjera kanë parë nga afër edhe ambjentët ku nxënësit kryejnë praktikën profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *