Tuesday , December 6 2016

Ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Turqisë vizitojnë qytetin e Elbasanit. Premtojnë investime për spitalin

Ditën e sotme qytetin e Elbasanit e ka vizituar Ministri i Shëndetësisë turke Recep Agdal, Ambasadori i Turqisë Hidayet Bayraktar, si dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Ata fillimisht janë ndalur në bashkinë e Elbasanit, ku janë takuar me kryetarin e bashkisë z. Qazim Sejdini si dhe përfaqësues nga bashkia. Në takimin e përbashkët ata kanë diskutuar për shumë çështje dhe bashkëpunimetë përbashkëta ndërmjet tyre

Z. Sejdini ka falenderuar miqtë që morën në përgjegjësi shëndetësinë e Elbasanit.

“Mikpritja e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, Shqipëria nuk është shtet dosido për ne, pasi ne kemi një miqësi të zhvilluar prej vitesh tashmë. Sëbashku me mikun tim Ilir Beqja do ta zhvillojmë më tepër këtë miqësi. Miqësia përbën një element thelbësor në bashkëpunimin tonë. Turqia është e gatshme të kontribuojë për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri”- është shprehur ministri turk i Shëndetësisë.

“Biseduam për nevojat që ka spitali i qytetit të Elbasanit. Duhet të fillojmë me procedurat dhe standardet e reja për financimin dhe matjen e performancës së mjekëve dhe infermierëve. Mundësi e rëndësishme që mjekët shqiptarë të trajnohen në Turqi”- ka thënë ndër të tjera ministri Beqaj.

Pas vizitës së zhvilluar në bashki ata do të shkojnë të falin namazin e xhumasë pranë xhamisë së Naxhareshës.

Mësohet se sipas agjendës delegacioni turk, së bashku me ministrin Beqaj do të shkojnë në spitalin e qytetit, ku do të shikojnë nga afër kushtet dhe ecurinë e spitalit si dhe do të flitet rreth mënyrës së bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive.

14875966_10153984994045222_45314308_o 14876277_10153984994035222_125081150_o 14881699_10153984993805222_1886103000_o14885987_10153985056270222_1918904461_n 14876025_10153985056135222_6392115_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *