Tuesday , December 6 2016
nxenesit

Ministria e Arsimit: ja kur hapen shkollat dhe kopshtet

Ministria e Arsimit një ditë më parë urdhëroi ndërprerjen e shkollave parauniversitare deri në një urdhër të dytë të saj.

Mesa duket përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që ditën e nesërme, shkollat dhe kopshtet do të hapin sërish dyert për nxënësit. Lajmin e ka përcjellë Ministria e Arsimit, ndërsa thekson se nga nesër, procesi mësimor do të jetë i rregullt.

Reshjet e dendura në mbarë vendin që sollën edhe përmbytje, detyruan ministren e Arsimit, Lindita Nikolla të pezullonte zhvillimin e mësimit për ditën e martë dhe të mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *