Wednesday , December 12 2018
Loading...

Miqësorja Shqipëri-Ukrainë mund të dështojë? Kërkesa e çuditshme nga Shevchenko

Ndeshja miqësore që do të luhet mes Shqipërisë dhe Ukrahinës rrezikon të anulohet. Ndeshja me skuadrën e drejtuar nga ish-ylli i Milanit Andriy Shevchenko ishte parashikuar të luhej në stadiumin e Evian në Francë më 3 qershor, por trajneri ka kërkuar së fundmi të ndryshohet stadiumi.

Kërkesa e Shevchenkos ka shkuar për shqyrtim në FIFA dhe tashmë po diskutohet me organizatorët e të dyja palëve, por ende nuk ka një vendim. Kërkesa mund të vlerësohet si e çuditshme, pasi shqetësimi i trajneri të Ukrainës nuk është terreni, i cili është në kushte mjaft të mira, por kapaciteti i stadiumit.

Kujtojmë se sot në mbrëmje do të luhet miqësorja vëllazërore ndaj Kosovës.