Saturday , December 16 2017

Molekula e re që do të zhdukë SIDA-n

Hulumtuesit mund të kenë gjetur më në fund një mënyrë për të eliminuar rezervuarët e virusitHIV që shpesh mbeten të fshehur në trup. Sipas shkencëtarëve, molekula e re sintetike SUW133 do të mund të zhdukë rezervuarët që mbartin virusin HIV, me metodën “godit dhe vrit”.

Ky zbulim ka rezultuar i sukseshëm pas testimit tek minjtë laboratorikë dhe do të duhet të eksperimentohet në kafshë më të mëdha, përpara se të trajtohet tek njeriu.

Shkencëtarët duket se kanë zbuluar funksionimin e një molekule të re të quajtur SUW133, e cila do të mund të eleminojë rezervuarët që mbartin trupin e virusit HIV.

E përditshmja shkencore, raporton se virusi përhapet duke marrë mbi vete një qelizë ADN-je dhe e përdor atë për të bërë kopje të vetes. Shumica e trajtimeve të SIDA-s janë krijuar për të bllokuar këtë cikël ripërsëritje dhe për të ndalur përhapjen e virusit.

Megjithatë barnat antiretrovirale, nuk e zhdukin dot trupin e virusit i cili fshihet në rezervuarë. Këto lloj trajtimesh të zhvilluara deri më sot, lejojnë pacientët të jetojnë më gjatë, por nëse trajtimi ndalet, virusi HIV shfaqet sërish.

Kura e re që zbuluesit shkencorë e kanë quajtur “goditje dhe vrasje”, synon të zhdukë rezervuarët me anë të molekulës SUW133, e cila zgjon virusin e fjetur që eliminohet me terapinë antiretrovirale.

Teknika e re u zhvillua nga zbuluesit e institutit UCLA, Stanford dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Shkencëtarët besojnë se me studime dhe eksperimente të mëtejshëme, teknika e ashtuquajtur “godit dhe vrit” mund të reduktojë mjaftueshëm rezervuarin viral për pacientët e infektuar, në mënyrë që të ndalin trajtimin antiretroviral.

Kur teknika e re u testua në minj të infektuar me HIV, të cilëve u ishin dhënë barna antiretrovirale, 25 për qind e qelizave virale vdiqën brenda 24 orëve pas riaktivizimit.

Gjithashtu, molekula do të duhet të eksperimentohet në kafshë më të mëdha para se të mund të testohet tek njeriu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: