Monumentet më të vogla të botës. - ElbasaniPlus
Saturday , April 29 2017

Monumentet më të vogla të botës.

Bukuria qëndron edhe në gjëra të vogla, madje edhe kur bëhet fjalë për vepra arti. Pikërisht në këtë artikull në do t’ju prezantojmë disa prej monumenteve më të vogla në vende të ndryshme të botës.

Në Tomsk të Rusisë, ndodhet monumenti më i vogël në botë dhe ky paraqet një bretkosë të vogël prej bronzi të ulur mbi një shkëmb, skulpturë kjo e instaluar në vitin 2013, e cila nuk i kalon 44mm lartësi.

Krijuesi i këtij monumenti është Oleg Kislitsky, i cili dëshironte të përfaqësonte idenë e tij të udhëtimit, i frymëzuar nga romani i shkrimtarit të famshëm rus Vsevolod Garshin, i cili tregon historinë e bretkosës.

Para kësaj statuje në radhën e monumenteve më të vogla në botë qëndronte një statujë bronzi e lartë vetëm njëmbëdhjetë centimetra, Ky ishte një zog i vogël i ulur në buzë të një lumi në Shën Petersburg, citon elbasani plus.

Në Suedi ndodhet një statujë tjetër e vogël në përmasa prej 15 centimetrash, pikërisht në oborrine  një kishe në Stokholm. Skulptura ose monumenti tregon një djalë të ri, me krahët e mbyllur përreth këmbëve, e cila është e krijuar nga artisti suedez Liss Eriksson në vitin 1967.

Një monument tjetër që ka marr emrin “Foshnja që shikon hënën”, apo i njohur edhe me emrin Järnpojke, tregon një lartësi të vogël të monumenteve. Simbolizimi i saj tregon një fëmijë të veshur me një kapelë apo shami, që pret të marr disa monedha.

Më në fund vijmë në Londër, ku një monument tregon dy minj të
vegjël që luftojnë për një copë djathë.

Ky monument është i vendosur në një cep të një ndërtese në Philpot Lane të Eastcheap. Ndërtimi i saj është bërë në vitin 1862 dhe tregon rreth grindjes mes dy punëtorëve që ka përfunduar në mënyrë tragjike, citon elbasani plus.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: