Sunday , November 17 2019
Loading...

Morën 50 mijë euro për 3 mijë rrënjë kanabis, nën hetim zyrtarët e lartë të policisë në Librazhd e Elbasan

Drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit po hetohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se lejuan kultivimin e kanabisit. Në hetim nga SHÇBA është Bedri Hasanaj, shef i Komisariatit Librazhd.

Po kështu po verifikohet edhe shefi i krimeve në Librazhd, Armand Koni. Drejtuesit e policisë në Librazhd dyshohet se kanë lejuar kultivimin e 3000 rrënjëve kanabisi dhe nuk kanë ushtruar kontrollin e territorit.

Ka nisur verifikimi edhe për drejtues të Policisë Elbasan, të cilët duhet të mbikqyrnin këto kontrolle. Drejtuesit e policisë në këtë qark akuzohen për “Shpëdorim detyre”.

SHÇBA dhe prokuroria e Elbasanit ka dyshime se për të lejuar kanabisin, janë paguar 50 mijë euro te zyrtarët e policisë. Bimët e kanabisit janë kultivuar në Ostren të Librazhdit.