Mos e humbisni/ “Zyrtarisht beqare” në Teatrin Skampa, Elbasan. Rikthehet sërish Gent Zenelaj

Komedia “Zyrtarisht Beqare” ngjitet premierë në skenën e teatrit “Skampa” këtë fundjavë. Përmes humorit e satirës, vepra prek tematika të jetës së përditshme.

“Zyrtarisht Beqare” me regji të Armand Borës do të ngjitet për katër ditë në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit.

Shfaqje trend, që përmes humorit prek tematika sociale të jetës së përditshme.

Gentian Zenelaj do të jetë në krah të Egla Cenos dhe Ilirda Bejlerit jo vetëm për të argëtuar publikun, por për ti përcjellë mesazhe.

Drejtori i Qendrës së Artit, Klinton Kapaj, pret që komedia të jetë suksesi i radhës në skenën e “Skampës”.

“Zyrtarisht Beqare”  do të shfaqet deri më 24 nëntor në orën 18:00.