“Mos u ngopshi!”/ “Shpërthen” sërish kompozitorja: Vera Grabocka të japë dorëheqjen, t’i thotë “Stop” kësaj gjëme!

Kompozitorja Diana Ziu foli sot në rubrikën “Opinion”, në News24, mbi letrën e bujshme që i dërgoi pak ditë më parë kompozitores Vera Grabocka, pasi i ishte refuzuar pjesëmarrja në Festivalin e Këngës, në RTSH.

Kompozitorja Ziu tha në ekranin e News24 se Vera Grabocka duhet të japë menjëherë dorëheqjen dh të ikë në shtëpi, në mënyrë që t’i thotë “stop” kësaj gjëme, që sipas saj, po bën me festivalin, duke e kthyer në privat.

“Kam emocion për t’i thënë këto që do them, për sa të shpjegoj statusin. Vera Grabocka atë japë dorëheqjen dhe të ikë në shtëpi. Duhet patjetër t’i thotë ‘stop” kësaj gjëme, që po bën me këtë festival privat, është i Verës, dhe e them me bindje të plotë që e ka filluar me dështimin total. Festivali po lëngon. Festivali nga vetë emri është festë, nuk mund të themi se po vemi në një tmerr. Është një festival që ka një titull, që historikisht është bërë në fund të vitit dhe ka krijuar një atmosferë festive.

Nxora një status të thjeshtë, sepse ende s’e kam bërë letrën për Vera Grabockën. Nuk ka në botë që të japë mendim për një grumbull këngësh që bëhen me shpirt nga artistë, profesionistë ose jo, që dorëzohen në këtë shportën e bukur të festivalit, dhe që vendos një juri e dështuar. Pse? Me tre veta, që është një këngëtare, Soni Malaj, një djalë, që s’ia di emrin, dhe Zhani Ciko.

Soni Malaj nuk është në gjendje të më vlerësojë këngën mua, as ai djali, që është shumë i ri. Brenda tyre nuk ka debat, nuk është një strukturë e rregullt, ku të ketë mbi dhjetë vetë, të jenë të zanatit dhe të diskutojnë pse bën dhe pse jo një këngë, para se ta hedhin në kosh.