Mosha e duhur kur duhet të përdorni kripën dhe sheqerin tek bebet - ElbasaniPlus
Saturday , April 29 2017

Mosha e duhur kur duhet të përdorni kripën dhe sheqerin tek bebet

Bebet duhet të mbahen larg nga sheqeri dhe kripa për të paktën një vit. Ky është një fakt gjerësisht i njohur, por më poshtë do të lexoni të gjitha efektet negative të këtyre shtojcave që i shtohen ushqimit e i japin një shije karakteristike.
Kërkesa e fëmijës për kripë është më pak se 1 gram në ditë dhe nëse foshnja ushqehet me qumësht formulë e plotëson këtë nevojë përmes këtij qumështi.
E gjitha kjo lidhet me veshkat e fëmijës. Ky çift organesh është ende në zhvillim dhe sasia e shtuar e natriumit ndikon negativisht në zhvillimin e tyre.
Kripa do të shkaktojë keqfunksionim të veshkave dhe kjo mund të çojë në zhvillimin e shumë sëmundjeve të tjera me kalimin e viteve si ato kardiovaskulare, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, osteoporozën dhe hypertension.
Pse ushqime pa sheqer?
Para së gjithash duhet të shpjegojmë që po flasim për sheqerin e rafinuar (sheqerin e bardhë) dhe jo sheqerin natyral që ndohet tek frutat.
Hulumtimet tregojnë se si fëmijët e ushqyer me sheqerna të lartë janë të prirur për sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe obezitet.
Sheqeri i tepërt ul imunitetin e fëmijës tuaj
Sheqeri çon në dëmtimin e prishjen e dhëmbëve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: