Saturday , December 10 2016
lindita-nikolla1478603784

Moti i keq vijon, Ministria e Arsimit: Shkollat nuk do të hapen deri në një urdhër të dytë

Pas urdhrit të MB për mbylljen e shkollave në të gjithë vendin si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka dalë në një njoftim të dytë ku njofton se shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Pezullimi i mësimit sipas ministres së Arsimit Lindita Nikolla, do të vijojë deri në një urdhët të dytë të minstrisë. “Vetëm kur të sigurohemi që kushtet e motit janë të pranueshme do të çelim procesin mësimor,” ka thënë Nikolla duke shtuar se po bëhet transportimi i nxënësve nga shkollat nëpër shtëpi.

Sipas ministres, situata e emergjencës nuk do të cënojë procesin mësimor, pasi orët e humbura do të zëvendësohen në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *