Thursday , August 17 2017

Moti i keq në Kaliforni, lamtumirë pemës në formë “tuneli”

Cabin Pioneer, pema simbol e Parkut Kombëtar Calaveras Big Trees, nuk e përballoi të ftohtin e ditëve të fundit dhe u shpërbë në mijëra copa.

Stuhia që goditi Kaliforninë ka thyer dhe ka prishur të gjithë strukturën e kësaj peme Cabin Pioneer, e cila ishte gati 45 metra e lartë duke u bërë në këtë mënyrë dhe simboli i parkut kombëtar të Kalifornisë.

Prej më shumë se një shekull në këtë pemë është formuar një tunel i kalueshëm, i cili i jepte dhe emrin përkatës kësaj peme.

Nga 1880 brenda në të kanë kaluar kuaj, karroca të ndryshme dhe më vonë mund të kalohej dhe me makinë duke soditur këtë mrekulli të natyrës. Kohët e fundit vetëm për vizitorët e parkut u lejuan fotografimet e ndryshme, por tashmë kjo nuk mund të ndodh për asnjë, sepse pema është shkatërruar e tëra.

Arsyet e këtij shkatërrimi përveç faktit të klimës shumë të ftohtë dhe stuhisë së këtyre ditëve të fundit mendohet edhe si shkak i prishjes së trungut të pemës për shkak të gdhendjes së tepërt që iu bë për të depërtuar në brendësi të saj.

Mosha e saktë e kësaj peme nuk dihet por supozime të shumta konfirmojnë se ajo i kalon njemijë vjetë, por studiuesit janë të mendimit se një pemë e tillë mund të mbijetojë deri në tremijë vjet.

Mënyra për të hapur një tunel në brendësi të trungut të pemëve mendohet se bëhet për të nxitur turizmin në vende të shumta. Pikërisht pema Cabin Pioneer dëshmon jetën e fundit që ka mbetur nga ky zakon i vjetër. Fatin para kësaj peme e kishte pasur Wawona Tree, një pemë, e  cila në vitin 1969 pas një stuhie të fuqishme dimri dhe të ftohti ishte shkatërruar tërësisht.

Përmbytjet nga shirat dhe i ftohti i ditëve të fundit ka qenë më intensivët dhe më të acartë të dekadave të fundit dhe ky ndoshta ka qenë shkaku i shkatërrimit të kësaj peme, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: