Sunday , December 4 2016
shoferte

MPJ: Ndalimi i shoferëve, kundër së drejtës ndërkombëtare

Pak ditë më parë dy shoferë të ministrisë së Jashtme janë ndaluar në shtetin grek, ngaqë po transportonin libra në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar që jeton atje.

Dy shoferëve të ndaluar iu ofrua asistencë konsullore dhe juridike duke mundësuar lirimin e tyre. Çështja do të ndiqet në rrugë diplomatike për trajtimin e mëtejshëm, “duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje”.

Ministria e Jashtme shprehet se autoritetet greke kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejës ndërkombëtare, lidhur me ndalimin e dy shoferëve të MPJ-së në Kakavijë.

“MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtmi të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e MPJ.

Që prej njoftimit të ngjarjes, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *