Thursday , August 17 2017

Mrekulli/ Mbijeton 52 orë në temperaturën -20 gradë

Është konsideruar si mrekulli rasti i serbit Jezdimir Milic i cili qëndroi për 52 orë i bllokuar brenda një pusi në temperaturën minus 20-të gradë celcius. Milic kishte dalë nga shtëpia e tij të premten për të blerë ushqime për krishtlindjet ortodokse, por nuk mundi të kthehej në shtëpi për t’i festuar ato, pasi ra brenda një pusi të thellë prej 5 metrash.

Ishte fqinji i tij, Goran Markovic, ai që e gjeti dhe thotë se shikimi i dobët i Milic mund të jetë arsye perse nuk e ka parë pusin. Vëmendjen e fqinjit e kishte tërhequr një qese me ushqime në buzë të pusit. Kur është afruar, Markovic ka dëgjuar edhe thirrje për ndihmë dhe e ka parë Milicin në fund të tij, me duart dhe këmbët të mbledhura pas gjoksit.

i menjëherë ka dhënë alarmin dhe në fund, ekipet e zjarrfikësve arritën ta nxjerrin 52 vjeçarin nga pusi. Burri është shtruar në spital, ku po trajtohet për hipotermi dhe lëndime nga rrëzimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: