Sunday , December 4 2016

Mundësi punësimi në Cërrik, hapet fasoneria

Hapja për herë të parë e një biznesi fasonerie në Cërrik, ka shtuar mundësitë e punësimit për shumë banorë të këtij qyteti.

Suport këtij biznesi të ri i është ofruar edhe nga pushteti lokal. Kryebashkiaku Altin Toska ka qenë i pranishëm në fasonerinë City Text në Shtërmen, ku ka përgëzuar sipërmarrësit e kësaj industrie për këtë projekt masiv punësimi, duke inkurajuar gjithashtu dhe punonjësit e shumtë që gjenden aty.

Kreu i pushtetit lokal shoqërohej gjithashtu nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Cërrik.

Sipas Toskës, simbolika e pranisë së klerit në këtë takim është “bekimi” që gjithë kumunitetet duan t’i japin çeljes së një biznesi të ri, aq më tepër në një qytet me probleme të theksuara sociale si Cërriku.

Kryebashkiaku deklaroi gjithashtu se përkushtimi i punonjësve në këtë fasoneri duhet të jetë maksimal, pasi vetëm me impenjim dhe seriozitet gjatë 8 orarshit, arrihet rendimenti i kërkuar.

toska-fas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *