Monday , December 5 2016
truri1

Mungesa e ushtrimeve fizike prek edhe trurin.

Mungesa e ushtrimeve fizike është faktor negativ sa i përket mirëmbajtjes së peshës suaj trupore mirëpo a e keni ditur se kjo prek edhe trurin tuaj?

Më poshtë janë disa nga faktet:

Mund të ndiheni në depresion: Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore New England, aktivitete kardio mund të ndihmojnë në nxitjen e gjendjes shpirtërore dhe ushtrimet mund të mbrojnë trurin nga stresi. Pra, kur ju ndaloni së ushtruari, humbisni humorin dhe shfaqet depresion si rezultat i kësaj.

Kujtesa juaj mund  të ulet: Hulumtuesit në Universitetin Maryland kanë gjetur se rrjedhja e gjakut në tru zvogëlohet kur ju ndaloni së stërvituri e kjo mund të çojë në dëmtim e memories.

Keni vështirësi përqendrimi: Një studim i ri në British Journal of Sports Medicinesugjeron se ushtrimet rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe kështu rritet edhe përqendrimi. Në momentin kur pushoni së ushtruari për një kohë të gjatë, rrjedha e gjakut bie duke bërë që të reduktohet vëmendja.

Jeni më pak të mprehtë: Një studim i publikuar në Universitetin e Finlandës ka gjetur se njerëzit të cilët kanë ushtuar kishin më shumë substancë gri në tru, që është themelore për përpunimin e informacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *