“Më mungon jeta ime"/Letra prekëse e vajzës nga Elbasani që vuan nga një sëmundje e rëndë e zemrës - ElbasaniPlus
Monday , February 27 2017

“Më mungon jeta ime”/Letra prekëse e vajzës nga Elbasani që vuan nga një sëmundje e rëndë e zemrës

“Më mungon jeta ime. Nuk mund të jetoj dot me këtë vuajtje në zemër. Edhe zemra po e humbet fuqinë e saj për të përballuar këtë vuajtje”.
Kështu nis letra që Ervisa Ruda, 10 vjeçe, i ka lënë nënës dhe tezes së saj me frikën që një ditë papritur do të iki nga kjo botë.

Ervisa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë të zemrës menjëherë pas lindjes, ndërsa sipas mjekëve kardiologë, ndërhyrja kirurgjikale është epamundur dhe i vetmi shpëtim për 10 vjeçaren është transplanti.

Për nënën e saj, këto 10 vite kanë qenë të mbushura me frikë, ankth dhe shumë pak shpresë. Ndërkohë babai i ka braktisur që në momentin e lindjes së fëmijës së sëmurë.

“Ai nuk do ta dijë fare, prandaj u ndava. Nuk na ndihmon fare”, shprehet Miranda Çili, nëna e vajzës.

Në kushte të vështira ekonomike familja e gjyshit e ka të pamundur të përballojë kurimin e vajzës, ata luten që dikush të mund t’i ndihmojë.

“Në muaj, vajza merr rreth 100 mijë lekë ilaçe. Ka raste që merr edhe më pak, por shpesh shkon edhe 150 e 200 mijë lekë ilaçe.

Kërkojmë ndihmë nga shteti, nga bashkia që vajza të jetojë si të gjithë të tjerët, të jetë normale”, shprehet gjyshi i vajzës.

Ervisa është një nxënëse e shkëlqyer, edhe pse shpesh herë ditët e shkollës shndërrohen në krevate spitali ku i duhet të qëndrojë me ditë të tëra në oksigjen, raporton “Top Channel”.

Në gjendje të rënduar psikologjike, 10-vjeçarja që tashmë ka kuptuar çdo gjë, e ka të pamundur të flasë./top-channel

letra-evi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: