Thursday , December 8 2016

Myftinia Elbasan dhe OSBE, ”Bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm”

“Bashkë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, ishte konferenca e zhvilluar nga OSBE-ja në bashkëpunim me Myftininë Elbasan. Në këtë konferencë veç ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, kryetari i komitetit mysliman të Shqipërisë, Skënder Brucaj, këshilltari i kryeministrit për Sigurinë Sandër Lleshi si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile.
Gjatë diskutimeve u fol mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar si një nga mundësitë për t’i bërë ballë urrejtjes fetare dhe ekstremizmit të mundshëm.
Ambasadori i OSBE-së z. Borchardt, tha se “Shqipëria dhe sidomos Elbasani kanë një traditë të tolerancës fetare për të cilën janë krenarë. Ky është një ndër tiparet dalluese të vendit tuaj. Prandaj ne- theksoi ambasadori- duhet të jemi të bashkuar për t’i larguar të rinjtë nga fryma e urrejtjes e aq më keq nga ajo e radikalizmit”.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, vlerësoi Elbasanin si një nga qytetet që ka përcjellë jo vetëm dije e arsim por edhe tolerancë dhe harmoni fetare. 2
Kryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Brucaj, pohoi se ndër breza është përcjellë një frymë bashkëpunuese ndërmjet komuniteteve, e cila vazhdon të ruhet edhe sot.
Nuk ka munguar as fjala e Myftiut të Elbasanit Agim Duka, i cili e vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar dhe edukimit të të rijve me këtë frymë si një nga rrugët më të mira për t’i bërë ballë ekstremizmit dhe radikalizmit fetar.
Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit për sigurinë, pohoi se nga qeveria shqiptare është hartuar një strategji kundër ekstremizmit fetar. “Ne- tha Lleshi- jemi të lumtur që vendi ynë është shembulli më i mirë i harmonisë fetare.
Z.Agron Sajati kordinatori i zyres se kryeministrit per parandalimin e ektremizmit te dhunshëm gjithashtu theksoi rolin e bashkepunimit midis tere faktoreve te shoqerise per hapat parandaluese per ekremizmin e dhunshëm.
Rëndësi të madhe në këtë 3konferencë ju kushtua edhe dialogut midis feve, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në harmoni të plotë. Këtu e vuri theksin Don Emilio Valente, i cili nuk mund të anashkalonte faktin se dialogu është shumë i rëndësishëm për një bashkëpunim të frutshëm dhe të arrirë jo vetëm ndërmjet feve por edhe institucioneve. Ai madje tha se pa dialog njeriu do të ishte si puna e mushkës, ku do të ecte vetëm përpara dhe dhe nuk do të kishte asnjë lloj ndërveprimi apo bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Pra, sipas tij është shumë e rëndësishme që të ketë dialog të vazhdueshëm për një shoqëri më të shëndoshë.
Me tej foli edhe Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar Elbasan, z. Arben Ramkaj, i cili pohoi se ek5stremizmi dhe dhuna duhen dënuar, pasi këto fenomene nuk kanë të bëjnë me besimet. Myftinia e Elbasanit, theksoi Ramkaj ka qenë shumë prezente në komunitet me anë të shumë programeve, të cilat si synim parësor kanë pasur jo vetëm financimin e projekteve të ndryshme por edhe trajnimet në fusha të ndryshme. Një rol të rëndësishëm në edukimin e qytetarëve dhe kryesisht e të rinjve luan edhe Gazeta Mendimi dhe Radio Albania Fm.
Gjithashtu në këtë konferencë foli edhe drejtori ekzekutiv i Qendrës së Formimit Rinor, Krenar Xhemali, i cili midis të tjerash theksoi se institucionet duhet të ndjekin politika të cilat kanë për bazë zgjerimin e kulturës fetare tek të rinjtë.
Gjatë diskutimeve në këtë konferencë u fol mbi rëndësinë e bashkëpunimit më të gjerë ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve fetare në mënyrë që konferenca të tilla të kenë një përfshirje më të gjerë.

   4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *