Sunday , August 19 2018
Loading...

Myftinia Elbasan servirë 1000 iftare në ditë për besimtarët muslimanë

Muaji i Ramazanit cilësohet si muaji i shenjtë për besimtarët muslimanë.

Myftinia Elbasan ka bërë të mundur servirjen e 1000 iftareve ditore në xhamitë e qytetit të Elbasanit, që prej ditës së parë të Muajit të Ramazanit.

Mbi 7 xhami në Elbasan, falë koordinimit të Myftinisë Elbasan kanë përfituar nga këto iftare.

Gjithashtu Myftinia e Elbasanit falënderon në mënyrë të veçantë Imam Dorian Balliu dhe Ervis Parozin, të cilët vullnetarisht kanë ofruar shërbimin e tyre që ky koordinim të jetë sa më i saktë, sa më efektiv dhe që të përfitojnë sa më shumë agjërues.