Ka ndërruar jetë analisti i njohur i shtypit shqiptar Andrea Stefani.
Gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani është ndare sot nga jeta ne një spital në Rome, pas një sëmundje të rëndë.
Andrea Stefani prej më shumë se 20 vitesh ka qenë gazetar, drejtues dhe analist në shumë media. Se fundmi ai ishte dhe opinionist në emisionin Opinion.
Lajmin e kanë bërë të ditur për mediat të afërm të gazetarit.