Sunday , November 19 2017

Ndalohet deputeti, akuzohet për mashtrim

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka dhënë masën e ndalimit për 48 orë të deputetit Milaim Zeka, i cili dyshohet për vepren  penale të pjesëmarrjes, ose organizimit të grupit kriminal dhe shmangie nga tatimi.

Lajmin e konfirmoi për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Ai thotë se dyshohet që deputeti është i përfshirë në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani. Më herët, Policia e Kosovës e mori në pyetje Zekën.

Lëvizjet e policisë dhe prokurorisë vijnë pas lajmeve investigative të “Insajderit” për përfshirjen e deputetit Zeka në një skemë mashtrimi të mbi 900 qytetarëve të Kosovës me viza pune.

Sipas gazetës, qytetarët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.

Ditë më parë, deputeti i Nismës u be protagonist i një përplasjeje fizike në një studio televizive në Prishtinë me kolegun e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: