Monday , June 26 2017

Ndeshjet/ Elbasani ndalet në fund, Turbina ngjitet në krye

Mund të konsiderohet një javë pozitive për skuadrat e Elbasanit dhe Turbinës, në ndeshjet që kanë luajtur ditën e sotme.

Elbasani kishte një transfertë të vështirë me Dinamon, por ia doli që të merrte një pikë, pasi ndeshja përfundoi në barazim 1 me 1.
Edhe pse verdheblutë luajtën për afro 65 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Dostit, ia dolën të shënojnë me Peqinin në pjesën e dytë, raporton elbasaniplus.com
Për fat të keq, në minutën e fundit shtesë Dinamo barazoi, duke i hequr nga duart dy pikë verdhebluve.
Megjithatë, një pikë edhe mund të shihet pozitivisht nga kampi elbasanas, sepse tani janë në kuotën e 12 pikëve, dy më shumë sesa Sopoti që mbyll klasifikimin.
Nga ana tjetër, Turbina po konfirmohet si skuadra më e mirë e grupit të dytë në Grupin B që luan për mbijetesë, teksa ka mundur Apoloninë në “Nexhip Trungu” 1 me 0, me një gol të kapitenit Roshi.
Tani Turbina është në kuotën e 17 pikëve dhe shumë pranë shpëtimit./ElbasaniPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: