Ndeshjet/ Elbasani pëson 4 gola, Turbina nuk e fal Sopotin - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Ndeshjet/ Elbasani pëson 4 gola, Turbina nuk e fal Sopotin

 

Elbasani shkatërrohet 4 me 0 në transfertë me Apoloninë, duke mos iu ndarë dot vendit të fundit në klasifkim.

Edhe pse verdheblutë shkuan me shpresën për të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë, pësuan nga dy gola në secilën pjesë dhe dolën pa pikë nga Fieri.

Tani pozitat për qëndrimin në Kategorinë e Parë sa vijnë e rëndohen, edhe pse në Elbasan besojnë ende se rënia nuk do të ndodhë.

Nga ana tjetër, ekipi i Turbinës vijon të mos gabojë në shtëpi, teksa ka likujduar në shifrat 3 me 1 Sopotin në “Nexhip Trungu”.

Me këtë fitore cërrikasit ndihen më komodë në klasifikim, ndërsa librazhdasit janë vetëm një pikë më shumë sesa Elbasani i vendit të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: