Wednesday , November 13 2019
Loading...

Ndodh edhe kështu / Gruaja nga Elbasani nuk e pëlqen mbiemrin, por nuk po gjen dot zgjidhje për ta ndryshuar. Mbiemri është…

Disa gjëra nuk mund t’i zgjedhim dot në jetë , pasi ato na trashëgohen nga të parët. I tillë është edhe mbiemri. Fëmijët e pasojnë nga prindërit, ndërsa një grua e martuar shpesh herë e merr nga bashkëshorti. Por është i cuditshëm fakti që edhe në vitin 2019-të ka ende njerëz të cilët të paragjykojnë pa arsye për shkak të asaj që mbiemri nënkupton. I tillë është rasti i familjes Matrapazi në Elbasan, të cilët për shkak të mbiemrit janë paragjykuar shpesh nga shoqëria.

Të lodhur nga kjo situatë dhe ofendimet pa arsye, Hamide Matrapazi nga Elbasani kërkon të ndryshojë mbiemrin e saj , një kërkesë kjo e fëmijëve të saj. Ajo dëshiron që të ketë një mbiemër pa nënkuptime negative dhe mendon se ai Selimi është i përshtatshëm për të. Edhe pse ka bërë kërkesë në institucionet shtetërore, ajo është hasur me faktin e çuditshëm se se kërkesën e saj duhet ta shpallë të paktën në dy botime gazetash,që sipas saj është e pakuptimtë si kërkesë.

I njohur me këtë fakt jashtë kameras drejtori i gjendjes civile në Elbasan Behar Tashi bën me dije se është njohur me shqetësimiet e znj Hamide. Sipas tij në rastet kur mbiemri përmban element fyes , i interesuari në këtë rast Znj Hamide duhet ti bëjë kërkesë fillimisht gjendjes civile, më pas Bashkisë Elbasan dhe Prefekturës dhe kjo kërkesë më pas i delegohet drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Ky është momenti thotë ai kur bëhet shpallja edhe në gazetë. Ndonëse pranon anomalinë e ligjit shqiptar thotë se në fund është komisioni i drejtorisë së përgjithshme që do të japë fjalën e fundit.