Monday , November 20 2017

Ndodh edhe kështu/ Sherr në sallën e operimit, kirurgu dhunon infermieren

Një ngjarje aspak e zakonta ka ndodhur në një spital në provincën Henan të Kinës.

Menjëherë pasi paciente është larguar nga salla e operacionit dhe ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, kirurgu flet me infermieren, njëkohësisht e dashura e tij dhe pasi ajo i kthen përgjigje ai i lëshohet duke e goditur për disa sekonda me grushte atë.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas mediat kanë zbuluar se pse kishte nisur zënka mes tyre. Personat e tjerë që morën pjesë në operacion kanë thënë se gjithçka ka nisur kur kirurgu i ka thënë infermieres se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit dhe ajo këtë gjë nuk e kishte pranuar.

Video është bërë menjëherë virale duke u parë më shumë se 4 milionë herë në rrjetet sociale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: