Sunday , November 19 2017
hand in jail

Ndodh edhe kjo në Greqi, shqiptari dënohet me 20 vjet burg por del nga burgu pas 2.5 vitesh

Një grabitës shqiptar me kallashnikov u dënua me 20 vjet burg, por u lirua pas 2 vitesh e gjysmë falë “ligjit Parashqevopulos” në Greqi.

Shqiptari, së bashku edhe me tre të tjerë në verën e vitit 2014, grabiti një argjendari në zemër të Athinës duke qëlluar në ajër dhe vjedhur nga dyqani bizhuteri me vlerë 112 mijë euro dhe 8500 euro.

Por, në vend të lirohej më 13 nëntor të vitit 2035, u lirua më 1 shtator 2017, pas 800 ditësh.

E gjitha kjo për shkak të “ligjit mbi invaliditetin”, e njohur si “ligji Parashqevopulos”.

Por, si ndodhi kjo?

Shqiptari pati një dëmtim të rëndë në gju, si pasojë e një aksidenti rrugor vetëm pak ditë para se të arrestohej, në nëntor 2014.

Kështu që, në vend të bënte 20 vjet burg, bëri 2.5 vjet.

Rasti ka hapur një debat të madh në Greqi, pasi keqbërësit shqiptarë përdorën kallashnikovët së bashku edhe më tre të tjerët dhe qëlluan në sy të kalimtarëve.

Pasi dogjën në pyll makinën e parë të tyre  – e vjedhur dhe ajo – ata i vunë flakën edhe së dytës, por më pas investigimet e policisë sollën në arrestimet e tyre. Tri të tjerët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Glifadhës në Athinë. (d.f/Tpz.al)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: