Sunday , November 17 2019
Loading...

Ndotja e mjedisit në Elbasan/ Zona e ish-metalurgjikut sërish vatër kërcënuese

Nëse të ndodh që herët në mëngjes të kalosh pranë ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan, kjo është pamja me të cilën do të përballesh.

Re tymi mbulojnë jo vetëm këtë zonë,por edhe qytetin. Dhjetëra kompani ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

Ligji shqiptar përcakton që kompanitë të vetëmonitorohen në lidhje me ndotjen e mjedisit dhe raportet e tyre t’i dërgojnë pranë ARM dhe AKM. Vetë ambientalistët e cilësojnë vetëmonitorimin në konflikt të hapur interesi.

Ndotja e mjedisit në shumë raste mund të sjellë pasoja të rënda në jetën e njerëzve. Ndotësit janë të vetëdijshëm për këto pasoja dhe pretendimi i vetëdeklarimit nga ana e tyre për këto pasoja është absurd.

Herë herë ministria ushtron kontrolle në këto subjekte, por përgjithësisht kontrollet bazohen tek vetëmonitorimi.

Top Channel